Kandidati demokrat Ilir Alimehmeti ka paditur KQZ në Kolegjin Zgjedhor dhe kërkon rinumërimin dhe vlerësimin e votave për qarkun e Tiranës.
Në kërkesën e siguruar nga gazetarja e Top Channel, Elda Menga, demokrati i është drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për ndryshimin e rezultatit.
Alimehmeti ishte kandidat në listën e hapur të koalicionit opozitar, PD-ASHM, në qarkun e Tiranës. Edhe pse ai siguroi mbi 18 mijë vota, sërish mbeti jashtë Parlamentit.
Njoftimi:
Në datën 03.06.2025, ora 10:00, në ambientet e Gjykatës Administrative të Apelit, në adresën: Rr.“Ismail Qemali”, Tiranë, do të hidhet shorti për përcaktimin e trupit gjykues të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor, për gjykimin e Ankimit Nr.10 Regjistri Themeltar Dt.02.06.2025 Regjistrimi, me:
ANKUES: Ilir Alimehmeti, kandidat nga lista shumëemërore e Partisë Demokratike/Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM). I PADITUR: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
OBJEKTI: – Ndryshimin e vendimit nr.83 datë 30.05.2025 të Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve1 “Për Mospranim për Shqyrtim të Kërkesës Ankimore Nr.52, datë 29.05.20252, të depozituar nga Z.Ilir Alimehmeti, kandidat për Deputet i Subjektit Zgjedhor Partia Demokratike- Aleanca për Shqipërinë Madhështore”;
– Ndryshimin e vendimit nr.1326 datë 24.05.2025 “Për miratimin e tabelës përmbledhëse për rezultatin e votimit në zonën zgjedhore Qarku Tiranë, për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për deputetë, në zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”3;
– Rinumërimin dhe/ose rivlerësimi i votave në të gjitha KZAZ-të e Qarkut Tiranë; – Ndryshimi i rezultatit të tabelave përmbledhëse pas rinumërimit dhe/ose rivlerësimit të votave;
– Si alternativë ndaj mospranimit të kërkesave të mësipërme, dërgimin për kontroll incidental pranë Gjykatës Kushtetuese të nenit 124, paragrafi 1, i Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë, duke u bazuar në nenin 145 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. BAZA
LIGJORE: Nenet 124, 152, 153 të Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë, Neni 145 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.
Tiranë, më 02.06.2025
Gjykata Administrative e Apelit Tiranë