Gjithashtu nuk dihet nëse ka qenë një takim pune, apo tërësisht në kuadër të miqësisë që të dy mund të kenë me njëri-tjetrin?
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, aktualisht Kryetari i Garancive Statutore në PS, Alket Hyseni është fotografuar në një takim me gjyqtarin e ‘dekoruar’ nga SHBA si shembull i luftës ndaj korrupsionit, Ardian Dvorani. Gazeta Telegraf, ka publikuar foton në faqen e saj në Facebook, ku të dy duket se janë takuar në një lokal pranë rrugës së Elbasanit, në Tiranë. ndërkohë që shkruan se kjo është reforma në drejtësi.
Ish-deputeti, kryetar i Komisionit të Garancive Staturore në PS, i njohur si mik i Taulant Ballës duket se ka gjetur kohën për të konsumuar një kafe me kampionin e drejtësisë, por nuk dihet se çfarë kanë diskutuar. Gjithashtu nuk dihet nëse ka qenë një takim pune, apo tërësisht në kuadër të miqësisë që të dy mund të kenë me njëri-tjetrin?
Por dihet se ish-prokurorit Arjan Ndoja, gjatë procesit të vlerësimit nga Vettngu, i përmendur faktin se ka patur kontakte të papërshtatshme sepse kishte folur në telefon me ish-kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dakon.
Po për Dvoranin, a është kontakt i papërshtatshëm që të takojë një zyrtar të PS? Hyseni po ashtu ka pasur akuza për tjetërsim pronash në Sarandë, pra ka qenë edhe vetë objekt i drejtësisë.