Alma Lame: Orët 25 minuta janë tallje me nxënësit/ Problemet e sistemit arsimor

0

Profesor Fatmir Vejsiu dhe kryetarja e Sindikatës së Pavarur për arsimtarët e Tiranës, Alma Lame kanë qenë të ftuar pasditen e sotme në emisionin e Fax News “Me Xhaxhiun”, përballë moderatorit Rezeart Xhaxhiu për të folur për problematikat e sistemit arsimor në kohë pandemie.

Fatmir Vejsiu thotë se nuk e kritikon ministrinë për vitin e parë të pandemisë, pasi ishte e papritur dhe duhet të përshtatesh, duke përmendur dhe një shprehje popullore “kur nuk ke pulën do hash sorrën”. Mirëpo Vejsiu nuk është dakord me mosnxjerrjen e mësimeve tashmë që pandemia nuk është më e panjohur.

“Skepticizmi nuk vjen nga mentaliteti që kam unë, por nga situata. Nëse 1 vit më parë ishim të papërgatitur kurrë nuk e kam kritikuar mësimin online, duke qenë se kur nuk ke pulën do hash sorrën. Edhe sot nuk themi që pandemia ka mbaruar. Viti i dytë filloi vetëm me një udhëzues të komitetit që shumicën e kishte me laj duart, mbaj distancë. U fut fryma e mësimit plotësues. Fakti që u bë fakultativ ishte ndëshkim i dytë që i bëhet nxënësve. Çfarë humbën nxënësit nga një vit i mëparshëm mësimor. E para që duhet të bësh është të njohësh sa efektive ka qenë puna një vit më parë. 1200 shkolla që mësimin e kanë bërë 45 minuta. Këto nuk kanë arsye përse të bëjnë mësime plotësuese. Mësime plotësuese të bëjnë ata shkolla që punojnë me 4 turne”, tha Vejsiu.

Nga ana tjetër, Alma Lame kritikoi vendimin për orë 25 minuta në disa shkolla të vendit, që sipas saj nuk janë gjë tjetër veçse tallje me nxënësit.

“Duke qenë se ne u vaksuinuam pretendohet që ne t’i kthehemi normalitetit. Unë nuke  quaj orë mësimore 25 minuta. Kjo është tallje. Kemi shkolla me 4 turne. Kjo është e pafalshme. Nuk e di ku dalin këto shpikje. Unë do ti referohem Tiranës. Nga klasat 1 deri 5 ka pasur pjesmarrje të kënaqshme. Në ciklin 6 deri 9 kemi pasur 1/3 të klasës dhe me rritjen e cikleve numri ka ardhur në ulje. Në shkolla nuk mund të kemi pjo, por ose do fillojë ose nuk do fillojë”, u shpreh ajo.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu