Zjarr në Mallakastër, mbi 50 hektarë pisha të shkrumbuara

0

 

Dy vatra zjarri me përmasa të mëdha kanë rënë në zonën kodrinore me pisha dhe pyll ‘Marenë‘ të Cerriles dhe Gjerbes në Mallakaster. Mbi 50 ha te djegur me pisha ne kufi me fshatrat Osmenzeze,Plashnik Berat dhe Allkomemaj dhe Rabie Tepelene. Zjarri po vazhdon ende i favorizuar nga era.

Zjarri ka rënë rreth ores 14:30 të ditës së sotme dhe ende vazhdon në keto momente duke shkrumbuar bimësine dhe sipërfaqe me pyll pishe ne këtë zonë. Zona në fjale është cilësuar edhe si kurora e gjelber Mallakastër.

Shërbimi zjarrfikës është në terren, bashkë me shërbimin pyjor dhe emergjencat civile duke u përpjekur në shuarjen e flakëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu