Ky është vendimi i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krim të Organizuar ndaj Alqi Bllakos. Ish-deputeti i PS-së u la ditën e sotme në burg.
Ndaj ish deputetit, Prokuroria ka ngritur akuza për “Shpërdorim të detyrës” në bashkëpunim dhe “Korrupsion pasiv i fuknsionarëve të lartë shtetërorë”.
Ai dyshohet se në bashkëpunim me ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka, dhe një tjetër zyrtar të Ministrisë, kanë përgatitur dokumentacion të falsifikuar në lidhje me të dhënat e pronës së shpronësuar, për ndërtimin e inceneratorit të Fierit, duke ndryshuar cilësimin nga “arë” në “tokë truall”, duke rritur vlerën e shpronësimit.