Duke marrë shkas nga arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës, eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço është shprehur se u kuptua gjërësisht se diçka e madhe po ndodhte.
Në një lidhje direkte për NOW me Erla Mëhillin, Karamuço tha se vetë shefi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani u mor personalisht me këtë çështje.
“Ne e kuptuam që diçka e madhe po lëvizte, pasi vetë drejtuesi i SPAK u përfshi. U pa që diçka do të ndodhte. Është ende herët për të parë se çfarë është bërë. Aktualisht jemi para një mase kundrejt Veliaj. Ka prova që prezumojnë fajësinë, por Veliaj nuk është marrë ende i pandehur, për këtë do shprehet vetë Gjykata. Pas seancës së nesërme do të ketë apelim. Për institucione që dje thonin ishin të pavarura, sot po e lincojnë. Duhet t’i lëmë prokurorët të punojnë,” tha Karamuço.