Ambasada Amerikane në alarm: Kemi dijeni për një kërcënim që synon Samitin Botëror të Iranit pranë Durrësit

0

Ambasada Amerikane në Tiranë njofton qytetarët e vetë që të tregohen të kujdesshëm dhe vigjilent në datat 23-24 korrik, ditët kur pranë Durrësit do të mbahet Samiti Botëror për Iranin e Lirë, shkruan newsbomb.al. Në të thuhet se Ambasada ka dijeni dijeni për një kërcënimi të mundshëm.

“Njoftim Sigurie – Kërcënim që shënjestron Samitin Botëror të Iranit të Lirë”, shkruan selia diplomatike në Tiranë dhe u kujton shtetasve të vetë të shmangin këtë ngjarje dhe të monitorojnë vazdhimisht mediat lokale.
Rezistenca Iraniane do të mbajë të përvitshmin “Samiti Botëror për Iranin e Lirë 2022: Irani në prag të ndryshimit” më 23 dhe 24 korrik. Ky samit synon të formojë një front të bashkuar ndërkombëtar që hedh poshtë teokracinë sunduese të Iranit dhe politikën e paqësimit nga fuqitë perëndimore ndaj tij, thotë MEK.

Në këtë samit do të marrin pjesë qindra politikanë dhe deputetë të njohur nga të dyja anët e Atlantikut dhe më gjerë. Dhjetëra mijëra iranianë do t’i bashkohen eventit online nga mijëra vende në mbarë botën, njofton Këshilli Kombëtar i Rezistencës Iraniane, përcjell newsbomb.al.

Ditët e fundit vendi ynë e përballur me një sulm të pazakontë ë ka përfshirë të gjitha sistemet qeveritare. Për katër ditë sistemet online të shtetit shqiptar qëndruan të mbyllura si pasojë e sulmeve të koordinuara nga vende “jo mike” dhe me qëllim destabilizimin e Shqipërisë. Jo zyrtarisht është thënë se pas sulmit qëndron Irani.

Javën e kaluara u bastisën me urdhër të SPAK dhjetëra apartamente dhe biznese në pronësi të ish-anëtarëve të MEK, opozita Iraniane që është strehuar pranë Durrësit. Prokurorët specialë dhe hetuesit e Byrosë Kombëtare të hetimit shoqëruar dhe morën në pyetje disa ish-anëtarë të MEK, të cilët dyshohet se kryenin veprimtari spiunazhi në Shqipëri dhe shisnin informacione për muxhahedinët.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu