Ambasada amerikane në Tiranë përditëson sistemin e takimeve për viza me platformën e re

0

TIRANË- Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar zyrtarisht përditësimin e sistemit të saj të takimeve për viza. Ambasada bëri me dije se tashmë aplikantët mund të caktojnë dhe të përshtatin takimet e tyre për vizë nëpërmjet platformës së re elektronike.

Ky ndryshim synon të përmirësojë përvojën e aplikantëve, duke ofruar më shumë fleksibilitet dhe lehtësi në procesin e prenotimit apo ndryshimit të datës së intervistës.

“Ambasada e ShBA në Tiranë ka përditësuar zyrtarisht sistemin e saj të takimeve për viza! Tani mund të caktoni dhe përshtatni takimet tuaja për vizë përmes platformës së re.
Ruani linkun: https://ëëë.ustraveldocs.com/al/sq/? Video shpjeguese se si të plotësoni aplikimin: https://bit.ly/4lfcAJL ”, thuhet në postim.