TIRANË- I ngarkuari me punë nga SHBA-ja në Tiranë David Wisner ka mbërritur ditën e sotme në ambientet e ambasadës së SHBA-së. Ambasada shkruan se Wisner erdhi ditën e sotme i shoqëruar nga familja e tij në vend. Wisner u shpreh se për të është një ndër që të shërbejë në Shqipëri, duke shtuar se pret me kënaqësi që të mësojë më shumë për historinë dhe kulturën.
Njoftimi i Ambasadës së SHBA-së:
Ekipi i Ambasadës së SHBA në Tiranë priti sot në Shqipëri të Ngarkuarin e ri me Punë, David ëisner dhe familjen e tij. ëisner tha se është një nder të shërbejë në Shqipëri dhe ai pret me kënaqësi të mësojë më shumë për historinë dhe kulturën e saj të jashtëzakonshme. Ambasada do të vazhdojë të ndërtojë partneritetin e saj me Shqipërinë për të çuar përpara demokracinë, mbrojtjen dhe lidhjet e biznesit.