Ambasada në Tiranë Organizon Ceremoninë e Pritjes me rastin e Ditës Kombëtare të Shtetit të Katarit

0

Ambasada e Katarit në Tiranë zhvilloi mbrëmje,një ceremoni pritjeje me rastin e Ditës Kombëtare të Shtetit të Katarit, ku morën pjesë zyrtarë të lartë të vendit, si Sh.T.Z. Igli Hasani Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, krerë dhe përfaqësues Misioneve Diplomatike dhe Organizatave Ndërkombëtare të akredituar në vend, kryetarë të bashkive, si dhe shumë personalitete të politikës,biznesit, medias, artit etj.

Gjatë fjalës së tij me këtë rast, Ambasadori i Shtetit të Katarit në Shqipëri z. Jabor bin Ali Al Dosari, theksoi se festimi i Ditës Kombëtare synon përkujtimin e themeluesit Sheikh Jassim bin Mohammed bin Thani, i cili hodhi themelet e shtetit modern të Katarit.

Kjo ditë rrënjos sensin e krenarisë për identitetin dhe përkatësinë kombëtare dhe pasqyron unitetin dhe solidaritetin e popullit Katarian nën udhëheqjen e urtë të Lartësisë së Tij Emirit, Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani tha ai.

Ambasadori vuri në dukje se Shteti i Kataritsot një pozicion të veçantë e gjithnjë në rritje në arenën rajonale dhe ndërkombëtare,falë arritjeve të tij gjithanshme dhe të pashembullta, duke spikatur në komunitetin ndërkombëtar me një politikë të jashtme të ndërtuar mbi bazën e bashkëpunimit dhe miqësisë.

Këto arritje e kanë kualifikuar Katarin të luajë rolin e një ndërmjetësi të suksesshëm në zgjidhjen e shumë mosmarrëveshjeve përmes mjeteve diplomatike, veçanërisht në zgjidhjen e krizës dramatike përjeton Lindja e Mesme aktualisht. Katari është i angazhuar me partnerët e tij ndërkombëtarë për të arritur një armëpushim të përhershëm dhe një zgjidhje të drejtë për Çështjen Palestineze, në përputhje me rezolutat ndërkombëtare dhe Iniciativën Arabe për Paqe” – nënvizoi ai.

përfundim fjalës së tij, Ambasadori theksoimarrëdhëniet solide dhe lidhjet e ngushta të miqësisë ndërmjet Katarit dhe Shqipërisë e Kosovës, si dhe rikonfirmoi përpjekjet e vahdueshme të ambasadës së Shtetit të Katarit në Tiranë për të thelluar marrëdhëniet dypalëshe dhe mbështeturçdo nismë që kontribuon në zgjerimin e aspekteve të bashkëpunimit në të gjitha fushat, në dobi të vendeve dhe popujve tanë miq.

/Infoweb Media


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu