TIRANË- Ambasadori britanik, Alastair King-Smith ka deklaruar se ka një listë të gjatë të shqiptarwve të shpallur non-grata nga Anglia. Në një intervistë për emisionin ‘Në Shënjestër’ në News 24, King-Smith tha se mes këtyre emrave nuk janë vetëm politikanë, mund të përfshihen biznesmenë, ose të tjerë që nuk janë të lidhur drejtpërdrejt me një parti politike.
“Ne nuk e specifikojmë numrin e individëve kur bëhet fjalë për veprimet për veprimet përçarëse të emigracionit. Por ajo që mund t’ju them, është se ne kemi një qasje të ekuilibruar. Kjo nuk ka për qëllim një grup individësh apo një parti politike, por mund të përfshijë politikanë. Mund të përfshijë edhe një biznesmen. Mund të përfshijë të tjerë që nuk janë të lidhur drejtpërdrejt me një parti politike. Por gjëja e rëndësishme është të përqendrohemi në mënyrën se si këto masa mund të ndihmojnë në sigurimin e përgjegjësisë dhe përfundimin e mosndëshkimit për krimin dhe korrupsionin, por edhe të veprojnë si një pengesë, shpresojmë, për të ardhmen. Ata mund t’i përkasin çdo kategorie. Nga biznesi te politikanët. Mund të jenë të tjerë. Kriteri është ai i atyre që nuk konsiderohen më të dobishëm për të mirën publike të popullit britanik dhe që për këtë arsye nuk janë më në gjendje të udhëtojnë në Mbretërinë e Bashkuar.
Ne nuk zbulojmë emra apo numra. E jona është një qasje e ekuilibruar ndaj këtyre gjërave. Kjo nuk është një qasje e drejtuar ndaj një grupi njerëzish apo një partie politike dhe ne do të vazhdojmë të ndjekim këtë qasje të balancuar, jo vetëm për Shqipërinë. Është diçka që ne po e aplikojmë më gjerësisht në të gjithë Ballkanin Perëndimor dhe globalisht dhe kjo do të rritet. Këta mekanizma përgjegjësie, si për sa i përket veprimeve përçarëse ndaj imigracionit, ashtu edhe për sa i përket sanksioneve globale kundër korrupsionit dhe masave të tjera, janë një politikë e fortë e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar. Dhe ne shpresojmë të shohim më shumë nga këto veprime në të ardhmen”, tha ambasadori.