Ambasadori britanik Norman nga Vlora: Nuk mund ta gjykoj procesin e numërimit

0

Ambasadori britanik Duncan Norman në një deklaratë për shtyp është shprehur se deri më tani nuk mund të flitet ende për çfarë është konstatuar në qendrat e votimit, por duhet të lëmë të përfundojë procesi i numërimit dhe më vonë të flasim.

“Është mirë të jem në Vlorë dhe të marrë pjesë gjatë numërimit. Ditën e djeshme udhëtuam në Shqipërinë qendrore për të parë se si shkonte procesi i numërimit. Sot kemi ardhur në jug për të parë se si po shkon.

Gjithçka çfarë mund të them është që jemi ende në vazhdimësi të procesit dhe nuk është me vend për mua që të flas për gjykimin e procesit. Pasi të mbarojë procesi do të kemi mundësi të flasim për këtë proces. E rëndësishme është që të lëmë njerëzit mbrapa nesh që të vazhdojnë të bëjnë punën e tyre.

Pasi të mbarojë do të kemi mundësi të flasim së bashku. Do të qëndrojmë edhe pak në Vlorë dhe më pas do të vazhdojmë me qytetet e tjera.”, u shpreh Duncan Norman.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu