Ambasadori gjerman flet për Shqipërinë: Duam një opozitë të fortë, parlamenti kontrollor i qeverisë

0

Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Karl Bergner i ftuar nê një podcast, u ndal  në ngjarjet e fundit të ndodhura në politikën shqiptare, ku prej javësh, seancat parlamentare kanë përfunduar në kaos për shkak të aksionit opozitar.

“Roli i partive, i Parlamentit si kontrollues i Qeverisë është shumë i rëndësishëm. Duam të shohim një opozitë të fortë që mund ta luajë këtë rol dhe të jetë kundërpeshë për Qeverinë.

Veçanërisht duhet një opozitë konstruktive, që mund të japë alternativa ndaj qëndrimeve të Qeverisë aty ku është e nevojshme, nëse ka probleme të tjera që duhen trajtuar në kuadër të qeverisjes.

Pra, të luajë rol konstruktiv. Kjo është ajo që duam të shohim. Ne si Qeveri gjermane natyrisht nuk do të ndërhyjmë në politikën shqiptare. Ne përkrahim demokracinë dhe duam që qytetarët dhe politikanët shqiptarë të marrin përgjegjësinë.

Do të ishte më mirë nëse opozita do të e fortë, që të ishte një kundërpeshë e vërtetë. Mendoj se kjo do të ishte mirë edhe për Qeverinë”,u shpreh Bergner.

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu