Ambulanca u përplas me “BMW-X5”, ndërron jetë pas 1 jave infermierja

0

Infermierja nga Saranda, Adelina Rizvani, 57 vjeç, e cila mbeti e plagosur 1 javë më parë në aksidentin mes ambulancës dhe një automjeti tip “BMË X5” ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 4:00 të mëngjesit në kryqëzimin e lagjes nr.3, kur ambulanca po shkonte për të marrë një pacient i cili kishte nevojë për ndihmë mjekësore.

Mjeti BMW-X5 nën drejtimin e një 24-vjeçari, përfundoi brenda ambienteve të një lokali si pasojë e përplasjes së fortë. 57-vjeçarja nuk ka mundur dot t’i mbijetojë plagëve të marra.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu