Amnistia Penale/ Të burgosurit e Reçit dërgojnë peticion për deputetët e parlamentit

0

Rreth 200 të burgosur në burgun e Reçit i kanë dërguar një peticion deputetëve të parlamentit shqiptar, kryesisht atyre të opozitës.

Ato i kërkojnë miratimin e amnistisë penale. Përfaqësuesi i tyre, avokati Anton Kosteri, kërkoi që të lihet pas çdo lloj ndasie politike dhe deputetët ta votojnë në Parlament.

Kosteri tha se ato deputetë që e votojnë këtë ligj do fitojnë jo vetëm preferencën apo simpatinë e të burgosurve, por të gjithë popullit shqiptar.

Ndër të tjera, Kosteri i kërkoi deputetwve të tregohen të përgjegjshëm dhe ta votojnë këtë ligj.

Në peticionin e tyre, të burgosurit kërkojnë që mnistia të përfshijë uljen e dënimit minimalisht me 2 vite dhe i dënuari të konsiderohet personi që vendimi ka marrë formë të prerë deri në ditën që hyn në fuqi ligji për amnistinë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu