Ana: O martohem, o vdes! Mevlani: Jam ëndërr e çdo vjehrre. Çpo ndodh tek Për’puthen

0

Për’puthen – Ana Lleshi dhe Mevlan Shaba, janë dy personazhet që në sezoni e kaluar të “Për’puthen” kanë bërë shumë bujë dhe janë komentuar pafund. Ata nuk arritën që dashurinë ta gjenin brenda në emision, e duket se as jashtë.

Si pasojë që të dy janë rikthyer në “Për’puthen” për të provuar fatin edhe njëherë tjetër. Së fundmi, ata kanë treguar ndjesinë që patën për t’u rikthyer sërish në programin e dashurisë.

Ana e bindur tha: “O martohem, o vdes”, ndërsa Mevlani në formë batute u shpreh se është ëndërr e çdo vjehrre.

Pjesë nga biseda:

Ana: Mendoj se ndodhi për arsye se njerëzit na panë pa filtra, sollëm përditshmëri në ekran, mënyrën se si dashurojmë ashtu me gabimet tona dhe mendoj se ky është çelësi i suksesit, transparenca jonë.

Bora: Si e patët impaktit për herë të dytë nga publiku?

Ana: Të çuditshëm. Të shumta kanë qenë përshtypjet pozitive, ka pasur edhe nga ata skeptikët që thonin në të njëjtin emision prapë, por në fund të ditës, dashuria nuk ka limit. O martohem, o vdes.

Mevlani: Pavarësisht atyre 9 muajve që jam mësuar me ato komente negative apo qoftë edhe pozitive, tani nuk më bëjnë më përshtypje se jam me idenë që jo vetëm unë por çdo i ri nga ne mund të ndjekë rrugën dhe dëshirën e tij. Përderisa nuk cënoj njeri, nuk i jap problem kujt, nuk besoj se duhet të shohim anën negative.

Bora: A të duan mamat njësoj?

Ana: Ëndërr e çdo vjehrre, e di ti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu