Nga dhuna ndaj gruas deri tek shoferët e dehur, policia e Tiranës arreston 4 persona

0

Policia e Tiranës ka arrestuar 4 shtetas për vepra të ndryshme penale.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. P., 42 vjeç, pasi është kapur nga punonjësit e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, duke drejtuar mjetin e tij, me leje drejtimi të dyshuar të falsifikuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Sh. U., 56 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish bashkëshortes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit V. Z., 36 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. L., 24 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij në gjendje të dehur”, thuhet në njoftimin e policisë së kryeqytetit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu