Gjykata e Tiranës la sot në fuqi masën “arrest me burg” për Dritan Goxhajn, për të cilin synohet ekstradimi në Hagë, në një proces i cili i është kërkuar Shqipërisë që ta mbikëqyrë Gjykata Speciale e Kosovës. Thuhet se fletë arrestimi nga një gjyqtar i vetëm u lëshua për Goxhajn, për shkak të një postimi datë 1 janar 2023, nëpërmjet të cilit dyshohet se zbuloi informacion të mbrojtur jo publik për dëshmitarët.
Shkrimi që përmendet në dosje u publikua në llogarinë e “Facebook” me adresë Dritan Goxhaj dhe më tej artikulli u botua dhe te një agjenci lajmesh kosovare. Informacioni që u zbulua përfshin emra, të dhëna personale dhe vendbanimin e dëshmitarëve të supozuar në proceset e dhomave të specializuar.
Një paralajmërim i Goxhajt se do të zbuloheshin të dhënat personale të dëshmitarëve dhe rrethana se ai mban përgjegjësi penale, përfshihen mes shkaqeve se përse iu kërkua Shqipërisë ta arrestojë. Pasi gjykata e Tiranës la në fuqi masën e arrestit, avokati i Goxhajt këmbëngul refuzimin e ekstradimit.
Por ky lajm ngjalli reagime të shumta brenda dhe jashë kufirit të Shqipërisë. Analisti Ilir Kulla sjell një reflektim më të thellë për çështjen Goxhaj. Në profilin në rrjetin e tij social facebook ai shkruan:
“Nje reflektim me thelle per ceshtjen Dritan Goxhaj ! Dritan Goxhaj eshte nje pilot dhe ushtarak shqiptar. Ne moshe fare te re i bashkangjitet UCK bashke me te atin, i cili behet zevendes shef i Shtabit Operativ, ne Shtabin e Pergjithshem ne Klecke te Kosoves. Dritani bashke me 4 ushtarake oficera te tjere nga Shqiperia lene uniformen e ushtrise shqiptare dhe veshin ate te UCK. Per fat te keq ne vitin 2001 shteti shqiptar e denon per braktisje te FA. Ne vitin 2000 Dritani merr pjese aktive ne UCPBM ne Luginen e Presheves. Me tej Dritani perballet me persekutime absurde ne Shqiperi. Pas disa vitesh ai fillon pune ne nje kompani ajrore ne Tirane si shef i sigurise se saj. Me tej Dritani punon ne Drejtorine e Aviacionit Civil si ekspert aviacioni dhe i sigurise se fluturimeve. Si i tille ai ka kryer disa specializime jashte dhe shkollen e aviacionit ne Turqi dhe Shqiperi. Si ekspert i aviacionit civil ai perballet me “pushtetet” disa here per ceshtje qe kishin te benin me korrupsionin dhe problematikat e tij neper media kombetare. Njeheresh ai krijon familje me nje zonje pedagoge e njohur ne Tirane dhe sot eshte babai i nje djali 5 vjecar, me kujtohet dita kur me tha u bera baba, tani do behesh me i mire i thashe. Dritanin perballja publike me pushtetet e le pa pune. Ka karakter te forte dhe nuk thyhet per gjerat qe mendon qe ka te drejte. Ne vitin 2020 kur arrestohet Hashim Thaci me te tjeret sigurisht revoltohet si shume te tjere per vendimet absurde te nje gjykate absurde. Thelbi eshte i thjeshte ai ka mbajtur qendrime publike te njejta si ato te Kryeministrit te Shqiperise i cili ka bere nje rezolute ne Keshillin e Evropes duke e quajtur kete gjykate nje turp dhe loje e Rusise. Ne kete pike Dritani s ka bere as nje te dhjeten e Qeverise Shqiptare, duke demaskuar kete histori qe nisi gjoja nga nje shkrim i nje “rrjeti gazetaresh te Pavarur” me qender ne Beograd, i cili pretendonte qe ne fshatin Gurre te Burrelit UCK ka kryer trafik organesh dhe qe autori apo autoret nisur nga ky shkrim kane marre azil politik diku jashte. Dritani si ish luftetar ka qendrim parimor kur permend disa prej deshmitareve kunder Sali Mustafes (Cali) te cilin e ka mik te vjeter, duke vene ne dukje fallsitetin e deklaratave te tyre te mbeshtetura me Azil politik jashte Kosoves ne Perendim. Tani Gjykata Speciale e Kosoves ne vendimin e Gjykates se Tiranes qe une e kam lexuar pretendon se Dritani ka penguar drejtesine duke kundershtuar legjitimitetin e Gjykates dhe ka kercenuar deshmitaret e fshehur duke i permendur emrat, te cilet i di nderkohe gjysma e Kosoves. Nderkohe qe kjo maskarade ndodh ne vendimin e Gjykates citohen 2 shkrime tek Kosovapress dhe nje interviste televizive. Thelbi eshte i qarte kush del kunder Gjykates Speciale te ngritur nga Rusia dhe Serbia shkon ne burg dhe per kete mjafton nje shkrim gazete. Turpi vazhdon me klasen politike ne Shqiperi opozita eshte me pushime nuk thote as edhe nje fjale te vetme per kete skandal, pushteti ka frike te mbroje ate qe e ka bere publikisht dhe politikisht ne Strasburg dhe nderkohe nje i pafajshem ndodhet ne burg dhe rrezikon te rrije gjate per shkak te kesaj situate absurde. Tirane 02.08.2023″