Diplomati dhe analisti Plator Nesturi është emëruar prefekt i Qarkut të Vlorës.
Ai zëvendëson në këtë post Vangjel Tavon, i cili pak muaj më parë mori drejtimin e Bashkisë së Himarës.
Nesturi ka qenë ambasador në Spanjë, teksa shpesh është shfaqur në media edhe si analist. Vendimi për emërimin e tij është marrë sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.
Vendimi:
EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË VLORËS
Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Plator Nesturi emërohet prefekt i Qarkut të Vlorës.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.