Në këtë moment, analistët vlerësojnë që Putin është më i rrezikshëm. Kjo për shkak se ai nuk ka mundur të fitojë “luftën rrufe” që e kishte menduar, tha gazetarja Gerta Zaimi.
Ndërkohë, eksperti i sigurisë ndërkombëtare, Ilir Kulla, u shpreh se ditën e sotme pamë shenjat e para të luftës. Sipas tij jemi përballë masakrave, pasi Rusia ka vendosur deri më tani “ushtrinë e rregullt që ka disa rregulla”.
Por kjo do të ndryshojë pasi të përdoren disa forca që nuk kanë rregulla lufte, tha Kulla, duke shtuar se Rusia ka dërguar në Ukrainë bomba që i ka provuar në Lindjen e Mesme dhe që shkatërrojnë ndërtesa të tëra për 30 sekonda.
Gerta Zaimi: Për mendimin tim putin duke mos fituar luftën rrufe mendoj se është element më i rrezikshëm në këtë moment. Kështu që negociatorë do duhen shumë më të aftë në këtë moment.
Ilir Kulla: Jemi përballë masakrave. Deri në momentin që është ushtria e rregullt rrugëve, ushtria e rregullt ka disa rregulla. Momentin që vjen njësia e parregullt dhe vijnë njësitë që të thashë aty nuk ka më rregulla lufte. Ki parasysh që ka çuar në Ukrainë bombat hiperbarike të cilat të djegin një pallat të tërë për 30 sekonda. I ka provuar në Alepo.
Gerta Zaimi: Sot i pamë shenjat e para të masakrës!
Ilir Kulla: Sot u panë në qytetin e zonjës shenjat e para të luftës.
Blendi Fevziu: Pse popullsinë civile do vrasë ai?
Ilir Kulla: Blendi ki parasysh, e para një herë një njeri që kërcënon me bombë atomike nuk e ka mendjen se po vriten ca se janë provuar edhe më parë të bëhen masakra civile dhe vetëm se kanë qenë në Lindjen e Mesme dhe Kaukaz. Për shembull në Grozni janë vrarë 500 mijë vetë. Kjo ishte arsyeja pse u bë president. Tashi çfarë ndodh.
Nëse gjejnë një marrëveshje kjo luftë përfundon javës që vjen ose kësaj jave, por me shumë mundësi javës që vjen. Nëse nuk gjejnë marrëveshje do të jemi në një luftë të përgjakshme e cila do të bëhet shembull.
Prandaj thashë unë që Europa e ka me “do të” sepse ata të shkretët në Ukrainë hynë në luftë të paarmatosur dhe pa mbështetje politike. Ka 15 vjet kjo histori, jo 1 ditë. Për 15 vjet Europa ka pasur kohë t’i armatosë, t’i fuqizojë.