Drejtoresha e Infoweb/media, Anisa Bahiti, ishte e ftuar sot ne Euro News Albania, ku analizoi zgjedhjet Presidenciale në Turqi që do të mbahen më datën 14 maj.
“Gara është shumë e fortë në zgjedhjet presidenciale dhe parlametare që do të mbahen në Turqi në datën 14 maj. Qytetarët e Republikës Turke do të zgjedhin se kush do t’i qeverisë ata në 5 vitet e ardhshme. Mendoj se e gjithë bota i ka sytë në zgjedhjet në Turqi. Sot që flasim Erdogan është politikani më popullor në Republikën e Turqisë dhe me ndikim shumë të madh në arenën ndërkombëtare politike”, – tha Anisa Bahiti në EuroNews Albania.