STAMBOLL- “Sacchi ishte një mësues i jashtëzakonshëm. Në karrierën time duhet të falënderoj shumë njerëz, tifozët për mbrëmjet në Santiago Bernabeu dhe presidentin tim që më dha mundësinë të kthehem në Madrid.” Kështu shprehet Carlo Ancelotti, i cili mori çmimin e trajnerit të vitit nga UEFA: “Duhet të falënderoj shumë njerëz për këtë çmim.
Formula magjike? Është pasioni për këtë sport dhe më pas cilësia e lojtarëve që duhet të menaxhosh, sezoni i kaluar ishte i veçantë, kishte një lidhje fantastike, arritëm të krijonim një lidhje të bukur dhe një alkimi perfekte, gjë që ndihmoi skuadrën për të arritur një rezultat të jashtëzakonshëm. Është e rëndësishme të kemi një marrëdhënie të mirë me lojtarët dhe kjo bazohet në respekt”, shtoi ai.
“Lojtari vendimtar? Them Karim Benzema i cili është rritur shumë – shton ai – duke u bërë një nga kryesorët e ekipit. Jemi me fat që e kemi. Pse lojtarët më duan mua? Sepse ka respekt, marrëdhënie të shkëlqyer – përfundon ai – edhe nëse ndonjëherë një trajner duhet të bëjë zgjedhje të vështira, por duhet i shpjegoj në dhomat e zhveshjes. Unë jam trajner, por jam një person dhe duhet t’i trajtoj lojtarët si njerëz.”