Andrea denoncon vjedhjen e veglave në varrezat e Elbasanit

0

Mbrëmjen e sotme emisioni investigativ Tak Fak” i ka ardhur në ndihmë të Andrea Ranxhas një qytetari nga Elbasani, banesa e të cilit është dëmtuar rëndë nga tërmeti i vitit 2019.
Andrea sot ka humbur edhe dy prindërit që e birësuan dhe jeton duke larë varret dhe marrë borxhe në farmaci dhe në dyqane.

Ai ka denoncuar kolegun e tij për vjedhjen e veglave që përdorte për të pastruar varret.  Së bashku me gazetaren ai shkoi tek varrezat e Elbasanit, ndërsa u përball edhe me kolegun e tij.

Gjatë përballjes kolegu i tij mohoi të kishte bërë diçka të tillë.  Gjatë rrëfimit të tij, Andrea u shpreh i pikëlluar edhe për humbjen e nënës së tij dhe falenderoi edhe ndërhyrjen e emsionit për ndihmën.

Emisioni “TAK-FAK” dhe fondacioni Firdeus i erdhën në ndihmë Andreas me shpresën për të pasur një jetë më të mirë.

Andrea: Kam ardhur të pastroj varrin e një personi dhe për të përshëndetur nënën time
-Nuk bëj pazar në varreza, sa më japin njerzit. Mi paskan vjedhur veglat
Ja ky është hajduti, hajde ta kapim . Klaudja: Pse ja ke marr veglat Andreas?
Ky mi mori dhe herës tjetër mua…

Klaudja: Ku i ka veglat Andrea?

Kolegu: Për zotin nuk e mbaj mend,,,  -Herës tjetër të kapa me vegla në dorë.  Unë punoj me ato mor të keqen vllai, si me ja pastru varrin tjetrit?
Do ia japësh veglash e tua borxh sa të pastroj?
Klaudja: Të lutem jepja pak veglat e tua Andreas sa të pastroj varrin ti jep prapë
Andrea: A t’kam thënë mos e merr kazmën?
Klaudja: Ore ti a i ke veglat e tua, pse ja merr këtij?
Andrea: Ma gjeni kush i bën këto gjëra ta çojmë para drejtësisë?
Veglat i lej të b***a ullinit se nuk është mirë ti marrësh me vete.

 Andrea: ‘Mami kam ardhur bashkë me stafin e emisionit Tak Fak që sapo dëgjuan rastin tim erdhën dhe iu përgjigjën problemeve të mia, nuk jam më vetëm.
Mamit ju thante goja nga diabeti, ai e shkatërroi.
Zemra ime, shpirti im ma bëj hallall se kam ardhur në një orar të paqenë po shpirti nuk pyet për orar.’
Andrea në mbrëmje në bulevardin e Elbasanit duke kënduar me Klaudjan : -Sa të bën haku?
-Të lumshin duart, meriton edhe më shumë
Andrea duke kënduar ‘’Tuj shëtit në ara të gjata’’
Klaudja ‘Siç duket edhe nga pamjet jemi në qendër të qytetit të Elbasanit