Andresa tregon për jetesën e saj në Shqipëri : Erdha për të kërcyer nëpër restorante

0

Shqipëria vazhdon të ketë një numër tepër të lartë të të rinjve që largohen jashtë për një jetë më të mirë. Ndërsa studime ndërkombëtare, tregojnë se ritmet e ikjes së të rinjve nga vendi ynë janë të larta, duke e detyruar Shqipërinë të shpopullohet tërësisht brenda 70 viteve të ardhshme.

Për të folur rreth kësaj teme në emisionin “Historia ime” në Tv Klan, ka qenë i ftuar një panel i larmishëm. Ka qenë Andresa Ambrosio e cila prej 11 vitesh jeton në Shqipëri dhe e shohim çdo të diel në emisionin “E Diela Shqiptare” që transmetohet në Tv Klan. E ftuar tjetër ka qenë Ilirjana Ferati, studente e infermierisë në Universitetin e Durrësit, Mikalea Ceronga, studente infermiere, Flugena Fusha, menaxhere në sektorin e hoteleri- turizmit dhe autorja e një programi Iva Mera.

Andresa është pyetur se si ishte për të fillimi i jetës në Shqipëri dhe pse erdhi.

“Kam ardhur në vitin 2009. Përshtypja ime e parë ishte dimër, natë, dhe shi. Ishte shumë ndryshe me Brazilin, vend tropikal, ngrohtë. Të gjithë këtu flasin keq për Shqipërinë e unë kisha frikë. Por kur ecja në rrugë, xhiro nga Blloku dhe thoja sa lehtë Shqipëria. Ecja në rrugë, në diskoteka, pub-e, në shkolla, ndërsa gruaja në Brazil ka probleme kur ecën vete gjatë natës. Këtu njerëzit respektohen, respektohen turistët edhe lëkurën time. Më pëlqen, unë nuk kam asnjë fjalë të keqe për Shqipërinë.”

Andresa ka vazhduar më tej duke thënë:

“Zemra e Shqipërisë është e ngrohtë. Brazili është shtëpia ime sepse jam lindur aty, ndërsa Tirana është shtëpia ime sepse unë dua të qëndroj këtu.Erdha me kontratë për balerinë, për të kërcyer nëpër restorante, pastaj një restoranti nuk i pëlqeu idea dhe u mbyll. Në këto momente unë fola me partnerin tim dhe më tha nuk do ikësh në Brazil sepse është shumë larg, ik në Itali ose rri këtu, e kjo ishte një risk.”

Andresa pranoi me plot gojë se Shqipëria ka qenë fati i saj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu