Shqiptarja Eltiona Skana e cila i preu fytin një vajze 7 vjeçare, në parkun Queens, në Bolton, më 22 mars të këtij viti u lirua nga akuza e vrasjes.
30-vjeçarja Skana, e kishte pranuar vrasjen e Emily Jones, por gjykata e shpalli atë të pafajshme, pasi prokuroria nuk ofroi prova të tjera dhe tërhoqi akuzën, shkruajnë mediat e huaja. E reja gjithashtu ka probleme të shëndetit mendor.
Pasi gjykata dëgjoi të enjten një konsulent psikiatër që trajtonte Skanën në spitalin e sigurisë së lartë Rampton, akuza për vrasje u tërhoq të Premten dhe gjykata e shpalli shqiptaren të pafajshme.
Eltiona Skana, u akuzua fillimisht për vrasjen e Emily Jones, e cila u godit me thikë para prindërve të saj ndërsa luante me një skuter në një park.
Skana u akuzua gjithashtu për posedim të një arme në lidhje me vdekjen e Emily më 22 mars të këtij viti në Bolton, Greater Manchester.
Në kohën e vdekjes, prindërit e saj me zemër të thyer thanë: “Emily ishte shtatë vjeç, fëmija ynë i vetëm dhe drita e jetës sonë. Ajo ishte gjithmonë plot gëzim, dashuri dhe e qeshur. Ajo kishte një zemër aq të madhe sa buzëqeshja e saj.”