Anglia përmbys Sllovakinë në shtesë 2 me 1

0

Anglia përmbysi Sllovakinë (2-1) , në ndeshjen që Gelsenkirchen. Të besuarit e trajnerit Calzona ndëshkuan britanikët në minutën e 25-të, me anë të Shcranz, i cili finalizoi në mënyrë perfekte një aksion të bukur.

Minutat e para ishin mjaft të luftuara, të dyja skuadrat u përpoqën që të krijojnë mundësi, duke bërë kështu që ndeshja të jetë mjaft interesante. Ekipi i Southgate pretendoi penallti (23’) pas një rrëzimi në zonë, por pas një kontrolli me VAR, arbitri turk Meler sinjalizoi vijimin e lojës. Në fillimin e pjesës së dytë, Foden vendosi ekuilibrat por goli u anulua për shkak të një pozicioni jashtë loje.

Anglia shtoi presionin dhe në “frymën e fundit” dërgoi shifrat në 1-1 me Bellingham, duke dërguar ndeshjen në shtesë. Kane përmbysi shifrat në të 92-tën, pas një asisti të Toney.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu