Anglia rrit çmimin për bashkimet familjare

0

Qeveria angleze ka paraqitur disa ndryshime në ligjin e emigracionit me ndikim të drejtpërdrejtë edhe tek emigrantët shqiptarët të cilët duan të realizojnë bashkimet familjare.
Nëse një emigrant shqiptar sponsor i vizës së martesës apo bashkimit familjarë me ligjin aktual duhet të vërtetonte se kishte të ardhura vjetore 18.600 stërlina, me ndryshimet ligjore duhet të dëshmojë se të ardhurat vjetore i ka 38.700 stërlina.

Sipas qeverisë angleze ndryshimi ligjit synon uljen e numrit të emigrantëve në 300.000 në vit . Ndryshimet përfshinë ndalimin e sjelljes së anëtarëve të familjes nga emigrantët me vizë pune në Angli.

Përpara aplikimit për vizë pune në Angli të huajt duhet të kenë siguruar një vend pune me pagë 38.700 stërlina në vit nga 26.200 stërlina që kërkohej deri më tani. Gjithashtu pëson ndryshime edhe skema e punësimit për ata të cilët mbarojnë studimet në Angli dhe sigurojnë një vend pune.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu