GJERMANI – Angli-Spanjë do të jetë finalja e madhe e Europianit të Gjermanisë. Skuadra e “Tre Luanëve” arrin të mund Holandën në gjysmëfinale duke përmbysur avantazhin e tulipanëve në fillim. Që në minutën e 7-të është një predhë e Simons që shokon portierin e Anglisë dhe 1-0.
Por pak minuta më pas një pëplasje me taka në zonë mes Dumfries dhe Herry Kane i jep mundësinë më të mirë Anglisë për të barazuar pasi gjyqtari akordon penallti që e merr përsipër vetë Kane për ta goditur dhe 1-1
Minutat në vazhdim ishin emocionuese ku në një rast topi i Foden u ndal në vijën fatale përpara se të godiste traversën, por edhe Holanda nuk ngeli më pas, kur në një moment të lojës edhe goditja me kokë e Dumfries u ndal nga traversa e portës angleze.
Pjesa e dytë ishte po kaq spektakolare me skuadrat e hapura për të mos shkuar në shtesë dhe me raste nga të dyjas ekipet, por kur gjithçka po shkonte drejt barazimit që do ti dërgonte në shtesë është Anglia që gjen rrugën e golit në minutën e parë shtesë me Watkins dhe gjithcka përfundon këtu.
Të dielën luhet finalja e madhe mes Spanjë dhe Anglisë në stadiumin e Berlinit.