Angli-Danimarkë dhe Itali-Spanjë janë katër gjysmëfinalistet që do të diskutojnë me njëra-tjetrën dy biletat e finales së madhe të Euro2020 që zhvillohet më 11 korrik në Wembley të Londrës.
Anglia likujdoi me lehtësi Ukrainën me rezultatin tenistik një gol nën pjesën e parë dhe dy gola të shpejtë me nisjen e pjesës së dytë, dy me autorësi të Harry Kane dhe një nga Maguire.
Në ndeshjen tjetër, Danimarka mposhti Çekinë me rezultatin 2-1. Spanja u kualifikua të premten pasi mposhti me penallti skuadrën e Zvicrës, ndërsa Italia fitoi 2-1 ndaj Belgjikës.
Gjysmëfinalja e parë mes Italisë dhe Spanjës do të luhet në Wembley të martën në orën 21:00.
Të mërkurën luhet gjysmëfinalja e dytë mes Anglisë dhe Danimarkës, po në Wembley dhe në të njëjtin orar.
Finalja e madhe luhet po në stadiumin mitik të Londrës ditën e diel më 11 korrik.
Gjysmëfinalistet
Itali-Spanjë (Të martën 6 korrik Ora 21:00)
Danimarkë – Angli (Të mërkurën, 7 korrik Ora 21:00)