Anija luftarake amerikane ankorohet në Qipro, reagon ashpër Turqia: Rishikoni politikat

0

GREQI- Autoritetet turke kanë reaguar në lidhje me ankorimin e një luftanijeje amerikane në pjesën greke të Qipros. Mediat e huaja raportojnë se Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë i ka bërë thirrje administratës amerikane që të rishikojnë politikat e tyre ushtarake.

‘Siç e kemi theksuar në mënyrë të përsëritur së bashku me TRNC-në, hapat destabilizues të ndërmarrë nga SHBA kundër palës turke qipriote në rajon dëmtojnë pozicionin neutral të këtij vendi që ka mbajtur në ishull për shumë vite dhe se nevojitet një zgjidhje e drejtë, e përhershme dhe e qëndrueshme në Qipro. Ne ftojmë Shtetet e Bashkuara të rishikojnë këto politika. Ne dëshirojmë të ritheksojmë se Turqia, e cila është shteti garantues në Qipro, do të vazhdojë me vendosmëri të mbrojë të drejtat legjitime dhe interesat e turqve qipriotë në të gjitha rrethanat”, -thuhet në deklaratë.

Vitin e kaluar, SHBA hoqi një embargo armësh ndaj administratës greke qipriote e vendosur për gati 40 vjet, duke trajnuar ushtarët grekë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu