Një grup anijesh luftarake të Flotës Veriore të Marinës Ruse, këtë të hënë janë ndaluar në portin e Pireut.
Ambasada ruse në Greqi përmes një postimi në Twitter ka bërë të ditur dhe lajmin për praninë e këtyre anijeve.
Mes grupit të anijeve luftarake është edhe anija anti-nëndetëse, “Vice Admiral Kulakov”.
Ndër të tjera në postimin e saj ambasada ka bashkëngjitur edhe disa foto nga grupi i anijeve në portin e Pireut