Anija me emigrantë fundoset në brigjet e Turqisë, duke vrarë të paktën 16 persona

0

TURQI- Një gomone me emigrantë u mbyt të premten në brigjet veriore të Egjeut të Turqisë, duke vrarë të paktën 16 persona, raportuan zyrtarët. Guvernatori Ilhami Aktas tha se personeli i rojes bregdetare turke shpëtoi dy emigrantë nga deti në qytetin Eceabat në provincën Çanakkale, ndërsa dy të tjerë mundën të arrinin vetë në breg.

Nuk ishte e qartë se sa njerëz ishin në varkë kur ajo u mbyt dhe roja bregdetare po vazhdonte të kërkonte zonën, tha ai. Aktas i tha agjencisë shtetërore Anadolu se katër nga të vdekurit ishin foshnja dhe fëmijë. Gjithashu kombësia e emigrantëve nuk dihet ende.

Edhe pse numri i tyre ka rënë në vitet e fundit, migrantët kryesisht nga Lindja e Mesme dhe Afrika shpesh largohen nga Turqia për tu përpjekur të arrijnë në Greqi në kërkim të një jete më të mirë në vendet evropiane. Disa emigrantë që largohen nga Turqia gjithashtu tentojnë të lundrojnë drejt Italisë. Roja bregdetare turke tha se kapi të paktën 93 emigrantë që tentonin të largoheshin nga bregdeti turk me varka këtë javë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu