TIRANË- Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve, KAS nesër do të shqyrtojë kërkesat e PD-së në lidhje me rezultatin e zgjedheve në 4 qarqe. Mësohet se ankimet që do të shqyrtohen nesër janë për qarkun e Beratit, Durrësit, Elbasanit dhe Vlorës.
Në njoftim KAS bën me dije se ankimimi për qarkun e Beratit do të shqyrtohet në orën 10:30. Sa i përket qarkut të Durrësit ankimimi do të shqyrtohet në orën 13:00. Ankimimi për Elbasanin do të ankimohet në orën 15:00 dhe për Vlorën në orën në 16:00. PD kërkon pavlefshmëri dhe përsëritje të zgjedhjeve.
Njoftimi i plotë:
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve zhvillon seancë publike ditën e Martë, datë 10.06.2025.
Rendi i ditës:
Ora 10:30 – Shqyrtimi i kërkesës ankimore nr. 38, datë 26.05.2025, depozituar nga Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore, me objekt: “ 1. Kundërshtimi i Vendimit Nr. 1319, datë 22.05.2025 – të KSHZ – “Për miratimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultatit të votimit në zonën zgjedhore Qarku Berat, për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për deputetë në zgjedhjet për Kuvendin të datës 11 maj 2025”. 2. Pavlefshmëria e zgjedhjeve të zhvilluara në datën 11 maj 2025 në zonën zgjedhore Qarku – Berat.3. Zgjidhjen e pasojave duke urdhëruar përsëritjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë në të gjithë zonën zgjedhore Qarku Berat ”.
Ora 13:00 – Shqyrtimi i kërkesës ankimore nr. 45, depozituar nga Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore me objekt: “ 1. Kundërshtimi i vendimit Nr. 1327, datë 23.05.2025, të KSHZ “Për miratimin eTabelës Përmbledhëse të Rezultatit të votimit në zonën zgjedhore Qarku Durrës, për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për deputetë në zgjedhjet për Kuvendin të datës 11 maj 2025”. 2. Pavlefshmëria e zgjedhjeve të zhvilluara në datën 11 maj 2025 në zonën zgjedhore Qarku Durrës. 3. Zgjidhjen e pasojave duke urdhëruar persëritjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë në të gjithë zonën zgjedhore Qarku Durrës ”.
Ora 15:00 – Shqyrtimi i kërkesës ankimore nr. 56, datë 29.05.2025, depozituar nga Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore me objekt: “ 1. Kundërshtimi i vendimit nr. 1328, datë 24.05.2025, të KSHZ, “Për miratimin e Tabelës Përmbledhëse të rezultatit të votimit në zonën zgjedhore Qarku Elbasan, për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për deputetë në zgjedhjet për Kuvendin, të datës 11 maj 2025”. 2. Pavlefshmëria e zgjedhjeve të zhvilluara në datën 11 maj 2025 në zonën zgjedhore Qarku Elbasan. 3. Zgjidhjen e pasojave duke urdhëruar përsërtijen e zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë në të gjithë zonën zgjedhore Qarku Elbasan” .
Ora 16:00 – Shqyrtimi i kërkesës ankimore nr. 39, datë 27.05.2025, depozituar nga Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore, me objekt: “ 1. Kundërshtimi i Vendimit Nr. 1316, datë 23.05.2025 – të KSHZ – “Për miratimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultatit të votimit në zonën zgjedhore Qarku Vlorë, për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për deputetë në zgjedhjet për Kuvendin të datës 11 maj 2025”. 2. Pavlefshmëria e zgjedhjeve të zhvilluara në datën 11 maj 2025 në zonën zgjedhore Qarku – Vlorë. 3. Zgjidhjen e pasojave duke urdhëruar përsëritjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë në të gjithë zonën zgjedhore Qarku Vlorë ” dhe kërkesës ankimore nr. 43, datë 29.05.2025, depozituar nga Koalicioni Shqipëria Bëhet, me objekt: “ 1. Kundërshtimi i vendimit nr. 1316, datë 23.05.2025 të KSHZ “Për miratimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultatit të votimit në zonën zgjedhore Qarku Vlorë, për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për deputetë në zgjedhjet për Kuvendin të datës 11 maj 2025. 2. Rinumërimi i votave për këtë qark” .