Grupi i njohur i hakerëve “Anonymous” ka njoftuar se ka sulmuar faqen e internetit të Shërbimit Federal të Sigurisë Ruse.
Me anë të një postimi në Tëitter, grupi tha se faqja e internetit të FSB-së nuk mund të aksesohet, raporton CNN.
“Anonymous” ka marrë përgjegjësinë për rrëzimin e faqes së internetit të Shërbimit Federal të Sigurisë Ruse, teksa faqja e internetit e FSB-së nuk mund të aksesohet aktualisht dhe në vend të saj shfaq një mesazh gabimi.
“Anonymous” sulmoi dhe më herët faqet zyrtare ruse, teksa la një mesazh të qartë për Presidentin Vladimir Putin për ti dhënë fund luftës në Ukrainë.





