Anri Kashiku do të shpallet dëshmor i Atdheut!

0

Anri Kashiku do të shpallet Dëshmor i Atdheut. Vendimin e ka dhënë kryeministri Rama. Ky i fundit, i shoqëruar me ekipin e propagandës, ka shkuar në shtëpinë e të riut dhe u ka dhënë lajmin familjarëve.

Anri humbi jetën duke shpëtuar vëllain e vogël dhe shokune tij, të cilët po rrezikonin të mbyteshin në dallgët e detit Adriatik.

Pasi ia doli të shpëtonte vëllezërit, ai nuk mundi të dilte dot vetë.

Me Ramën, ishte edhe ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, e cila shfaqej e prekur për ngjarjen, por nuk ka reaguar ende nëse ndjen ndopak përgjegjësi për atë që ndodhi, pasi burime për JOQ ALBANIA thanë se plazhi nuk kishte roje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu