“Anti-amerikanizmi” – nga Endri Xhafo

0

Nga Endri Xhafo:

Në shtator Shtetet e Bashkuara përkujtuan përkujtuan 20-vjetorin e sulmeve të tmerrshme të 11 shtatorit 2001, ku humbën jetën rreth 3000 persona. Me këtë rast gjigandi Netflix ka nxjerrë në platformën e vet një seri me 5 dokumentarë me titull “Pika e Kthesës:

11 shtatori dhe lufta kundër terrorit”. Njësoj si në dokumentarë të ngjashëm më parë, si psh “Fahrenheit 9/11” i Michael Moore-it, del qartë se, pas 11 shtatorit populli amerikan pa me tmerr dhe me moskuptim se si ishte e mundur që popullsi të ndryshme në botë i urrenin aq shumë sa të organizonin akte të tilla të neveritshme.

Në fakt ky aspekt kaq radikal i anti-amerikanizmit i dedikohet Oussama bin-Ladenit dhe Al-Qaedas pas luftës së parë të Gjirit të ’91-shit, gjatë së cilës, për të mbrojtur Arabinë Saudite nga ndonjë pushtim i mundshëm iraken, amerikanët, me dakordësinë e familjes mbretërore saudite, dërguan trupa në atë vend. Mirëpo kjo u konsiderua “përdhosje e vendeve të shenjta të Islamit” nga Oussama bin-Ladeni, – që vetë ai rridhte nga një familje e pasur saudite, – dhe ndjekësit e tij, dhe shënoi një pikë kthese në marrëdhëniet e SHBA me këtë grup radikal islamist, me të cilin, njësoj si me muxhahedinët, amerikanët kishin bashkëpunuar përgjatë pushtimit sovjetik të Afganistanit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu