Antikontrabanda bllokon 1,5 tonë çokollata “MILKA”, po tentohej të futeshin kontrabandë nga Kapshtica

0

Një sasi e madhe çokollatash “MILKA” janë bllokuar nga Drejtoria e Antikontrabandës në Kapshticë, pasi ëmbëlsirat po tentohej të futeshin në vendin tonë pa kryer deklarim doganor.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave njofton se bëhet fjalë për një ngarkesë me rreth 1.5 tonë çokollata, e cila nuk dispononte asnjë dokumentacion dhe produkti synohej të hidhej në treg të lirë.

Pas kontrollit të plotë të mjetit, u konstatua se malli ndodhej në 566 kuti me çokollata, me një peshë totale rreth 1.500 kg, të cilat tentuan të futeshin në treg në mënyrë të paligjshme.

Organet hetimore doganore po vijojnë veprimet përkatëse për procedimin penal në organet kompetente, ndërsa ngarkesa është bllokuar nga Drejtoria e Antikontrabandës, në pikën kufitare të Kapshticës.

“Drejtoria e Antikontrabandës ka bllokuar një mjet të ngarkuar me rreth 1.5 tonë çokollata, i cili kaloi në Degën Doganore të Kapshticës pa kryer deklarim doganor dhe pa disponuar asnjë dokumentacion për produktin, i cili synohej të hidhej në treg të lirë.

Pas kontrollit të plotë të mjetit, u konstatua se malli ndodhej në 566 kuti me çokollata, me një peshë totale rreth 1.500 kg, të cilat tentuan të futeshin në treg në mënyrë të paligjshme. Organet hetimore doganore po vijojnë veprimet përkatëse për procedimin penal në organet kompetente”, njofton Dogana Shqiptare.