Anton Quni jep dorëheqjen si kryetar i LDK-së në Prizren: Zhgënjeva në zgjedhje

0

Kryetari i degës së LDK-së në Prizren, Anton Quni ka dhënë dorëheqjen nga ky post ditën e sotme. Ai ka thënë se këtë vendim e ka marrë si përgjegjësi morale për mosarritjen e rezultatit të duhur në zgjedhjet lokale.

Ai tha se në krahasim me zgjedhjet e 2021 dhe rritjes së numrit të kuvendarëve rezultati ishte i pamjaftueshëm për tu siguruar atyre raundin e dytë për të parin e komunës.  Sipas Qunit kjo është më e mira për LDK dhe i hap rrugën personave që mund ta forcojnë më tepër partinë. Ai tha se kompetencat i ka kaluar tek nënkryetari i LDK, Hatim Baxhaku.

“Unë vazhdoj të mbetem dhe të angazhohem si anëtar i Kryesisë së Degës, Nënkryetar i LDK-së në qendër dhe deputet i GP të LDK-së. Të qenit kryetar i degës ishte privilegj dhe përvojë e mirë, por jam i bindur se me dorëheqjen time po mundësohet një riorganizim më i mirë i LDK-së në Prizren, nëndegëve dhe forumeve, me të cilin do të krijohen parakushtet për afirmimin e të rinjve te Prizrenit, ruajtjen e bërthamës por edhe hapjen e dyerve për më shumë njerëz e kuadro që do ta forcojnë LDK-në dhe do ta bëjnë konkurente serioze për ciklin e ri zgjedhor. Faleminderit të gjithë votuesve dhe bashkëpunëtorëve që në çdo situatë më qëndruan afër. Ju jam mirënjohës dhe vazhdojmë me punë të mira për vendin e për LDK-në”, ka shkruar ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu