Anulimi i zgjedhjeve për shkak të borës në dy njësitë në Shkodër, Ademi: I kam dërguar 6 shkresa KQZ-së, nuk u morën parasysh

0

Kryetarja e bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi ka votuar sot në lidhje me zgjedhjet që po mbahennë 6 bashki të vendit.

Menjëherë pasi doli nga qendra e votimitajo iu bëri thirrje qytetarëve shkodran që të dalin e të votojnë duke ushtruar të drejtën e tyre.

Ajo u pyet edhe në lidhje me anulimin e votimit në dy njësitë Shosh dhe Pult lku ajo shtoi se i ka dërguar 6 kërkesa KQz që votimi të bëhej në vend tjetër por kjo gjë nuk u mor parasysh.

Voltana Ademi: Ju them qytetarëve të Shkodrës të votojnë, të gjithë atyre që e kanë këtë të drejtë, tu drejtohen qendrave të votimit, të ushtrojnë të drejtën kushtetuese. Është një mundësi që neve na jepet. Qendrat do të jenë deri në orën 7.

Pjesmarrja e ulët?

Moti ka ndikuar në proces, jemi ende herët, janë edhe 3 orë që nga mbyllja e votimit, më vonë do kemi një informacion të qartë.

Unë e dija se e njoh zonën e kishim parashikuar, i kam bërë gjashtë kërkesa KQZ dhe nuk u morën parasysh. Ajo që vlerësuam ndodhi, se nuk i japim vlerë votës. Duhet të ishte në vëmendjen e KQZ që të mos ndodhte.

Nuk bëhet fjalë për godina por për shkak të reshjeve të dëborës në disa njësi administrative.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu