Anullohet ndeshja Euro 2022, Kombëtarja Shqiptare e Futsalit kundër Ukrainës

0

 

Bllokimi i fluturimeve ajrore ka shkaktuar probleme edhe në fushën e sportit shqiptar.

Kombëtarja shqiptare e Futsalit nuk do t’a zhvillojë ndeshjen e eleminatoreve të Europianit 2022 kundër Ukrainës. Ndeshja ishte projektuar të luhej më 11 Prill 2022 në Zaporizhia.

Federata Shqiptare e Futbollit me anë të zyrës së shtypit ka njoftuar se shkak për këtë ndryshim është bërë bllokimi i fluturimeve në aeroportin ndëkombëtar ‘Nënë Tereza’ të Tiranës.

Kombëtarja duhet të ishte nisur që në mëngjesin e të enjtes drejt Ukrainës, por bllokimi i aeroportit e ka pamundësuar këtë gjë.

Federata Shqiptare e Futbollit ka vënë menjëherë në dijeni ndërkohë UEFA-n për situatën e krijuar dhe për pamundësinë e udhëtimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu