Apartamente dhe makina, kush është trafikanti që prokuroria i sekuestroi pasurinë

0

Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar një numer të madh pasurish me vlerë miliona euro shtetasit Dritan Beti dhe personave të lidhur me të.

Në një njoftim për mediat bëhet me dije se sekuestrimi është bërë pasi është vërtetuar se shtetasi Dritan Beti është dënuar për veprën penale të trafikimit të lendeve narkotike në Itali.

Janë sekuestruar pasuri të paluajteshme dhe të luajteshme si apartamente, makina etj, ndërsa po vijojnë hetimet për veprat penale që lidhen me pastrimin e parave.

“Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Tirane ka sekuestruar ne bashkepunim me Drejtorine Vendore te Policise Tirane, nje numer te madh pasurish me vlere miliona euro shtetasit D.Beti dhe personave te lidhur me te. Sekuestrimi eshte bere pas hetimit te kryer nga ku eshte arritur te vertetohet se shtetasi D.Beti eshte denuar per vepren penale te Trafikimit te lendeve narkotike ne Itali, nga Gjykata e Ankones.

Eshte arritur te zbulohen e me pas te sekuestrohen pasuri te paluajteshme dhe te luajteshme  si apartamente, makina etj. Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Tirane vijon hetimet e metejshme ne lidhje me rastin por dhe per raste te tjera me qellim kryerjen e veprimeve te duhura ne hetimin e veprave penale qe lidhen me pastrimin e parave dhe zbatimin e ligjit Antimafia”, njofton prokuroria.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu