Apartamente në Tiranë e Durrës, garazh e motor Harley, zbardhet pasuria e Shtëpenjës që SPAK kërkon ta konfiskojë

0

Bëhet fjalë për një sipërfaqe toke, dy apartamente, një garazh, një makinë dhe një motor të llojit Harley Davidson.

Zbardhet lista e pasurive të Bektash Shtëpenjës të cilat Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) kërkon të konfiskojë pasi dyshon se janë blerë me paratë e përfituara nga trafiku i drgoës, për të cilën është dënuar i biri, Andrea Dingu (Shtëpenja). Bëhet fjalë për një sipërfaqe toke, dy apartamente, një garazh, një makinë dhe një motor të llojit Harley Davidson.

Pasuritë e plota:

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka paraqitur kërkesë në Gjykatën e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me objekt konfiskimin e pasurive si më poshtë vijon
•Pasuria e llojit Are, me sipërfaqe 1700 m2 ndodhur në Sauk, në pronësi të Bektash Hasan Shtëpënja;
•Pasuria e llojit apartament, me Sip. 189.4 m4, ndodhur në Sauk Tiranë, në pronësi të Bektash Hasan Shtëpënja;
•Pasuria e llojit garazh, ndodhur në Sauk Tiranë, në pronësi të shtetasit Bektash Hasan Shtëpënja;
•Pasuria e llojit apartament, ndodhur në Draç Durrës në pronësi të Bektash Hasan Shtëpënja;
•Mjeti i llojit autoveturë e markës Mercedez Benz, prodhim i vitit 2011 në pronësi të Bektash Hasan Shtëpënja;
•Mjeti i llojit autoveturë e Markës Audi, prodhim i vitit 2005, në pronësi të Sokol Bektash Shtëpënja;
•Mjeti i llojit motor i markës Harley Davidson, prodhim i vitit 2011 në pronësi të Sokol Bektash Shtëpënja;

Sot, 240 fshatarë, banues të Kozare të Kuçovës janë paraqitur për të dëshmuar në SPAK. Ata janë shprehur se Shtëpnja është një njeri i ndershëm, punëtor dhe që gjithë jetën është marrë me grurë e jo me trafik droge. Shtëpenja ka një djalë të dënuar për trafik droge dhe prostitucion e për rrjedhojë, SPAK pretendon se pasuria që zotëron është e ngritur me paratë e krimit. Ndërsa vetë Shtënjea thotë se gjithçka që ka e ka përfituar duke shitur grurin që korr me autokambajnën e tij prej vitesh, por që nuk ka pasur kurrë NIPT e nuk mund të deklarojë faturat.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu