Apeli ktheu çështjen te Shkalla e Parë për vulën e PD, flet përfaqësuesi ligjor i Alibeajt: Të hënën do regjistrohemi në KQZ

0

Përfaqësuesi ligjor i grupimit të Enkelejd Alibeajt, Indrit Sefa, në fjalën e tij për mediat pas vendimit të dhënë nga Gjykata e Apelit për vulën e PD, ka deklaruar se Apeli vendosi rikthimin në Gjykatën e Shkallës së Parë të çështjes me një trupë tjetër gjykuese.

Sefa, në fjalën e tij për gazetarët pas vendimit të marrë nga Apeli për vulën e PD, tha se ditën e hënë do të regjistrohen në KQZ dhe se PD vazhdon të drejtohet nga organet legjitime të saj.

“Sot gjykata vendosi rikthimin e çështjes në shkallën e parë me një tjetër trup gjykues. Ankimi i PD i përfaqësuar nga Enkelejd Alibeaj, u pranua, do të gjykohet nga një tjetër trup gjykues. PD vazhdon të drejtohet nga organet legjitime të saj, do regjistrohemi ditën e hënë në KQZ.

Gjykata nuk ka asnjë mundësi të marrë vendim si Zhukri. Nuk ka gjyqtar në republikën e vendit të marrë atë vendim. PD ka organet legjitime të saj të cilat do vazhdojnë drejtimin e partisë. Nuk është çështje godinash dhe vulash, por mentaliteti. Legjitimiteti i drejtimit të partisë u certifikua sot. PD ka një seli dhe është ajo zyrtarja.

Organet legjitimet të PD-së administrojnë infrastrukturën e PD-së. Edhe një herë mos më kërkoni të shpreh Nëse nuk e kuptoni unë nuk flas personalisht për vendime kolegjiale. Besoj se PD e ka mbyllur një herë e mirë që këto vendime i merr një person i vetëm. Kodi zgjedhor është i qartë, na e lini neve juristëve në dorë. PD do regjistrohet, pak por e sigurtë.

Afatet i përcakton gjykata. Unë nuk mund të flas për fitore apo gjysmë fitore, të gjitha palët duhet të reflektojnë. PD e ndihmon që të gjithë pjesët e saj të reflektojnë dhe të shërbejnë për demokratët. Vendimin e gjykatës nuk e ka në diskrecion asnjë individ, janë vendime të zbatueshme. Mos u shqetësoni për teknikalitete se si do marrim njoftimet nga KQZ. Nuk është betejë për zyra, është betejë për legjitimitetin”, tha Sefa.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu