Apeli la në fuqi dënimin me dy vjet burg, KQZ kërkon përfundimin e mandatit të Belerit dhe zgjedhje të reja në Himarë

0

TIRANË- Bashkia e Himarës pritet të shkojë drejt zgjedhjeve të reja, pasi u dënua me dy vjet burg kryebashkiaku i zgjedhur më 14 maj, Fredi Belerin. KQZ ka kërkuar zyrtarisht përfundimin e mandatit të Fredi Belerit dhe organizimin e zgjedhjeve të reja.

Më 25 qershor Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin e mëparshëm që e shpall fajtor për blerje votash në zgjedhjet e 14 majit 2023.

Fredi Beleri i cili garoi nën siglën e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë” në zgjedhjet lokale të 14 Majit u arrestua nga policia disa orë para zgjedhjeve pasi u kap duke bërë pazare me votat. Më vonë ai u dënua me 2 vite burg nga Shkalla e Parë, nën akuzën për korrupsion në zgjedhje. Aktualisht Fredi Beleri është zgjedhur eurodeputet i partisë Demokracia e Re e drejtuar nga Kyriakos Mitsotakis.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu