Pas vendimit të Gjykatës së Apelit të Tiranës për ndryshimin e masës nga arrest në burg në arrest shtëpie për tre të akuzuarit e vrasjes së të riut Martin Çeços, ka reaguar me një deklaratë të fortë babai i tij, duke paralajmëruar vetëgjyqësi.
“S’kam çfarë të them më. Djali më iku pa asnjë faj. Unë do ta ndjek që nesër. Do t’i përvëloj ata me benzinë do t’i përvëloj nuk i le. Arrest shtëpie lirim janë ato. Mua nuk më dhimbset jeta fare po nuk i zhduka ata. Nuk i le do ta them troç le zë më arrestojnë ç’të duan le të bëjnë, do t’ia gjej radhën do gjej një bidon me benzinë do t’i përvëloj si familje.
Ata janë autorët e kanë thënë me gojën e tyre vetë dhe tani t’i lirojnë. Djali nuk pati as takime me çupën asgjë. Djali im s’kishte faj. Nuk besoj më në drejtësia, i dënoi 25 vjet ja dhanë Tiranës thanë ky krim dënohet me burgim të përjetshëm, këta tani i liruan fare.





