Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë sot në fuqi dënimin me 13 vite burg për Hekuran Markun, ish-truprojën e ministrit Saimir Tahiri.
Marku u arrestua në Gusht të vitit 2021, me akuzën për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.
Për shkak të gjykimit të shkurtuar ai do të vuajë vetëm 8 vjet e 8 muaj burg. Marku akuzohet se së bashku me truprojën tjetër Agustin Deda u përfshinë në trafikun e një sasie prej 1 tonë kanabis drejt Italisë.