Gjykata e Apelit ka shtyrë sërish çështjen “Babale” për të cilën ditën e sotme pritej të mbahej seanca ndaj deputetit të PD, Ervin Salianji.
Mësohet se kërkesa për shtyrjen e seancës, është bërë nga mbrojtja e të pandehurve. Ndërsa një arsye tjetër është edhe fakti se njëri prej anëtarëve të trupit gjykues nuk do të ishte i pranishëm në seancë.
Kjo është e dyta herë që seanca ndaj Salianjit shtyhet. Hera e parë ishte shtyrja e seancës së planifikuar në datën 4 korrik.