Apeloi vendimin e SPAK për burgim të përjetshëm/ Avokati kërkon rishqyrtim, Laert Haxhiu: Po dënohem PA TË DREJTË dhe PA FAKTE

0

Në seancën e sotme në Apelin e Posaçëm, avokati i Leart Haxhiut, Detar Hysi, ka kërkuar riçeljen e shqyrtimit gjyqësor të çështjes së klientit të tij. Sipas avokatit, SPAK nuk ka kryer veprime hetimore të mjaftueshme dhe të duhurta për të mbështetur akuzat ndaj Haxhiut.

Nga ana tjetër, Leart Haxhiu ka shprehur dyshimet e tij në lidhje me procesin gjyqësor, duke deklaruar se po dënohet pa pasur fakte të mjaftueshme që të mbështesin akuzat ndaj tij, duke theksuar se ai është në një situatë të padrejtë.

Si përfundim kjo seancë u shty sërish dhe do të mbahet në datë 13 nëntor në orën 10:00.

Detar Hysi: Prokuroria nuk ka kryer asnjë veprim hetimor. Kjo vlen edhe për prokuroren e posaçme, që ka kryer 0 veprim hetimor, në akuzën qe vlerësohet në këtë proces. Ka kryer vetëm 3 veprime procedurale jo të karakterit hetimor. E kërkova fjalën për të orientuar gjykatën, përpara se të veprojë mbi kërkesën tonë. Është rasti i parë në historikun e kësaj godine, që ngrihet akuzë pa bërë veprim hetimor.  Kërkoj caktimin e një eksperti të fushës përkatëse. Të ekspertojë pamjet filmike të karburantit, të përcaktojë nëse është Laert Haxhiu në automjet ose jo. Të bëhet një akt ekspertimi nga një ekspert me qëllim zbardhjen e të vërtetës. Qëllimi i bërjes së aktit të ekspertimit është zbulimi i të vërtetës, nëse personat që shfaqen në pamjet filmike të karburantit janë Laert Haxhiu dhe Bilbili.

Laert Haxhiu: Po dënohem pa të drejte dhe pa fakt. Jam dakord me kërkesën e avokatit.

Doloreza Musabelli: Mendojmë që është një kërkesë e pabazuar në ligj. Për përseritjen e shqyrtimit gjyqsor, kërkojmë qe gjykata të mos pranojë këtë kërkesë. Kjo kërkesë është bërë nga avokati edhe në shkallë të parë. Nuk ka vend për rieskperim për pamjet filmike. Gjatë procesit gjyqsor jane pyetie dëshmitar lidhur me pamjet filmike që janë pasqyruar në proces. Pamjet filmike kanë shumë eleemnte qe nuk jane në foto. Kërkesa të rrezohet për përseritje të shyqrtimit gjyësor.

Altin Dumani: Këto pamje nuk janë një provë e vetme. Palët , prokuroria dhe avokëti nën drejtimin e gjykatës kanë patur mundësinë të dëgjojnë edhe dëshmitarët. Nuk është e vërtetë qe gjate shyqrtimit gjyësor ne shkallë të parë nuk janë pranuar provat e kerkuara nga mbrojtja.

Trupa gjykuese i tërheq vemendjen babait të Leart Haxhiut: Mos bëni gjestikluacione.

Babi i Laertit: Unë jam ai që e vuaj këtë zoti gjyqtar.

Florjan Kalaja: Mos më detyroni ta nderpres seancën për këtë qëllim.

Altin Dumani: Gjykata ka pranuar kërkesën e avokatit të të pandehurit pëe ty pyetue disa dëshmitarë, por edhe prova të tjera shkencore dhe shkresore. Edhe trashëgimtarët e viktimave kanë të drejtë të dorezojnë prova. Prova ëahtë marrë të pika e karburantit. Më shqetesoi një fjali e përdor nga ana e mbrojtjes kur thotë prova ekstra ligjore për devijimin e se vertetës… ne nuk  perdorim prpva ekstraligjore, le tna e thotë zotëria.

Detar Hysi: Kërkoj të konsultohet me klientin tim në ambientet e burgut 313, për vazhdimin e mbrojtjes. Nuk mendoj që për të zbardhur të vërtetën duhet te rrëzohen kërkesat tona. Kërkoj të konsultohem me klientin tim.

Altin Dumani: Kërkesa është e padrejtë. Mbrojtësi ka patur kohë të përgatitet për mbrojtjen. Jemi njohur edhe me ankimin e hollësishëm dhe të detajuar. Ti jepet kohë të konstultohet me klientin e tij.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu