Apolloni, fshatarët “gjejnë” monedha antike

0

Nuk janë zbuluar nga gërmime arkeologjike, por nga fermerë që punojnë tokën. Janë objekte të lashtësisë që mbeten larg muzeve dhe dritës së studimit duke përfunduar zakonisht mes sendeve shtëpiake.

Monedha antike si këto gjenden lehtësisht në territorin përreth Apollonisë duke bërë që banorët e Pojanit dhe fshatrave përreth ti gjen këto dhe objekte të tjera arkeologjike në toka bujqësore deri dhe tek oborret e shtëpive. Gjithçka që gjendet këtu mbetet e padeklaruar dhe e pastudiuar ç’ka bën që mes këtyre objekteve të humbasi dhe dhënë të rëndësishme historike.

Për arkeologët dhe studiuesit dukuria është e njohur. Objekte të përmasave të vogla, dalin në sipërfaqeje veçanërisht pas reshjeve të shiut.

Po të kemi parasysh që kemi një qytet të ndërtuar në një kodër, sa i përket monedhave rruga kryesor që ato shkojnë tek tokat apo e tej banesat e banorëve të Pojanit është prej faktit se sa herë ka shira këto janë të lehta dhe transportohen deri tek ta”, ka thënë Bashkim Vrekaj.

Ajo që mbetet e panjohur, janë sasia, lloji dhe rëndësia shkencore. Përvoja ka treguar se mes gjetjeve të banorëve pranë vendbanimeve të lashta, ka edhe artefakte, të cilat përbëjnë zbulime historike. Sic është rasti i një pllake broxhi e cila zbuloi për herë të parë se në këtë zonë ka jetuar një fis për të cilin nuk ishte dëgjuar më parë.

 “Na erdhi një Llazar Veria që ishte regjisor i Teatrit të Kukullave dorëzoi një pllakë bronxhi që i kishte lënë i ati, që kishte qënë tregëtar. Kjo pllakë është ekspozuar në muzeun e Apollonisë. Nga ajo dolën të dhëna të rëndësishme për kojnon të Balatajve që nuk e njohim nga asnjë burim histori”, është shprehur arkeologu.

Në periferi të një metropoli të lashtësisë, toka përreth Apollonisë, është e pasur me objekte arkeologjike. Përveç monedhave aty janë gjetur edhe statuja të cilat banorët i quajnë mermerë.

Janë gjetur monedha edhe mermere në toka bujqësore, në ’60 i ka nxjerrë traktori”, është shprehur një banor.

Ligji i vjetër i detyronte banoret të dorëzonin te autoritetet gjithçka që gjenin, madje edhe thesare, si ai i Hoxharës në vitin 1979. Ndërsa ligji i riu ka nevojë të plotësohet.

“Është një ligj që banori e gjen dhe nuk e deklaron. Ligji kërkon ta deklarosh. Varet në dëshirën e atij që e gjen. Tani njerëzit synojnë që ti shesin se është ekonomi tregu. Ndaj them se ligji duhet të ndryshojë”, shprehet ndër të tjera arkeologu.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu