Arbri pyet Donaldin: Po, ti ç’pate që rrije ca ditë vetëm…

0

Opinionisti Arbër Hajdari , mbrëmjen e djeshme duke darkuar me banorët e “Big Brother VIP” në një moment i drejton një pyetje aktorit Donald Veshaj, se përse ka ndejtur vetëm disa ditë.

“Po ti ç’pate që rrije ca ditë vetëm, ju s’jeni armiqë, thua se keni betejën” i tha Arbri.

Donaldi ja kthen përgjigjen duke mos dashur të flas shumë për atë temë, dhe i thotë se ishte situatë që e kishte lënduar

“Janë ca gjëra që të vrasin” tha Donaldi.

Debati i ndodhur një javë më parë në BBV, mes dyshes Donald dhe moderartores Einxhel Shkira ka krijuar brenda shtëpisë një lloj distancimi mes banorëve.